Nga Ivanka Trump te Kim Kardashian, mbërrijnë në Venecia të ftuarit e parë në dasmën e Jeff Bezos - Gazeta Express
string(96) "nga-ivanka-trump-te-kim-kardashian-mberrijne-ne-venecia-te-ftuarit-e-pare-ne-dasmen-e-jeff-bezos"

Yjet

Gazeta Express

26/06/2025 19:10

Nga Ivanka Trump te Kim Kardashian, mbërrijnë në Venecia të ftuarit e parë në dasmën e Jeff Bezos

Yjet

Gazeta Express

26/06/2025 19:10

Në Venecia kanë filluar mbërritjet për dasmën e shumëpërfolur të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Nga Oprah Winfrey tek anëtarë të familjes Kardashian dhe personazhe të tjerë të famshëm që ndodhen tashmë në Itali për festën e dasmës.

Kanë mbetur vetëm pak orë para se çifti të martohet, me përgatitjet në kulmin e tyre. Ndër të parët që mbërritën ishin Ivanka Trump, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe fëmijët e tyre.

Stilistja e modës Diane von Furstenberg me bashkëshortin e saj, biznesmenin Barry Diller.  Tom Brady, Kris Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Orlando Bloom dhe Domenico Dolce ishin gjithashtu të pranishëm në Venecia.

Sipas mediave të huaja, ndër emrat në listën e të ftuarve që pritet të jenë në dasmë janë Mick Jagger, Leonardo DiCaprio  dhe Katy Perry. Të ftuar të tjerë thuhet se janë Robert Pattinson dhe Bill Gates .

Çifti u shfaq menjëherë pas kësaj. Themeluesi 61-vjeçar i Amazon dhe gruaja e tij 55-vjeçare zbarkuan me varkë në hotelin luksoz Aman, ku do të qëndrojnë gjatë festimeve tre-ditore të dasmës së tyre. Ata u çuan me taksi uji në skelën private të hotelit, ku u pritën nga rreth 50 nga miqtë dhe familjarët e tyre më të ngushtë.