Nga Argjentina: Interi e ka seriozisht për Messin, ky është plani - Gazeta Express
string(63) "nga-argjentina-interi-e-ka-seriozisht-per-messin-ky-eshte-plani"

Gazeta Express

08/04/2020 22:11

Nga Argjentina: Interi e ka seriozisht për Messin, ky është plani

Gazeta Express

08/04/2020 22:11

Interi është duke punuar për ta arritur një marrëveshje sensacionale të dyfishtë për kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, dhe për mesfushorin e talentuar të Velez Sarsfield, Thiago Almada. Synimi i klubit zikaltër është t’i sjellë në skuadër të dy sezonin e ardhshëm.

Gjatë javës, ish-presidenti i Interit Massimo Moratti foli dy herë me bindje se zikaltrit synojnë ta transferojnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë. Edhe vetë ai kishte tentuar ta bënte një gjë të tillë në vitin 2006, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tani, sipas transmetuesit argjentinas TNT Sports, Interi është duke bërë trysni për t’i nisur bisedimet me Barcelonën për Messin.

Transmetuesi argjentinas këmbëngul se kalimi i Messit në Inter nuk është thjesht një ëndërr.

32-vjeçari do ta ripërtërinte rivalitetin me Cristiano Ronaldon e Juventusit, nëse do t’i bashkohej Interit.

Messi e ka vetëm edhe një vjet në kontratën e tij aktuale me Barçën dhe duke i parë marrëdhëniet e tij të tensionuara me drejtuesit e klubit në muajt e fundit, gjasat që ai të largohet nuk janë të vogla.

Sa i përket Almadas, TNT raporton se Interi i ka nisur bisedimet me Velez për blerjen e tij për 25 milionë euro.

Mesfushori sulmues 18-vjeçar vlerësohet si talent i madh në Argjentinë dhe i ka shënuar nëntë gola në 45 paraqitje për ekipin e parë. /Gazeta Express/