NFL inkurajon klubet ta marrin Kaepernickun - Gazeta Express
string(43) "nfl-inkurajon-klubet-ta-marrin-kaepernickun"

Gazeta Express

16/06/2020 12:01

NFL inkurajon klubet ta marrin Kaepernickun

Gazeta Express

16/06/2020 12:01

Komisionari i NFL, Roger Goodell, thotë se ai do t’i inkurajonte të gjitha klubet e futbollit amerikan t’i ofrojnë kontratë ish-yllit të San Francisco 49ers, Colin Kaepernick.

Colin Kaepernick filloi të ulej në gjunjë teksa intonohej himni në ndeshjet e NFL në vitin 2016 si shenjë proteste ndaj racizmit dhe brutalitetit policor në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kjo protestë e Kaepernick ishte kritikuar shumë në SHBA, përfshirë nga presidenti Donald Trump, i cili i udhëzoi pronarët e NFL ta shkarkojnë cilindo “bir b*shtre” që ulet në gjunjë gjatë intonimit të himnit, pasi që e cilësonin këtë si ofendim ndaj ushtrisë amerikane.

Që kur është larguar nga Francisco 49ers në vitin 2017, Kaepernick s’është transferuar nga asnjë klub tjetër, përkundër që kishte ndihmuar skuadrën e tij të arrijë deri në Super Bowl në vitin 2012.

Megjithatë, në javët e fundit, në shumë qytete të SHBA-së janë zhvilluar protesta masive pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili vdiq pasi një polic i bardhë ia mbajti gjurin mbi qafë për gati nëntë minuta. Kjo ka bërë që rasti i Kaepernick të kthehet në vëmendjen e tifozëve dhe drejtuesve të ligës.

“Nëse ai dëshiron ta rinisë karrierën në NFL, atëherë natyrisht se duhet që ndonjë klub ta marrë këtë vendim”, ka thënë Goodell.

“Unë e mirëpres këtë, e përkrah vendimin potencial të ndonjë klubi për këtë gjë dhe i inkurajoj ata ta bëjnë këtë”. /Gazeta Express/