Neymari nuk pritet të luajë në fazën e grupeve të Botërorit - Gazeta Express
string(59) "neymari-nuk-pritet-te-luaje-ne-fazen-e-grupeve-te-boterorit"

Futboll

Gazeta Express

15/06/2026 19:40

Neymari nuk pritet të luajë në fazën e grupeve të Botërorit

Futboll

Gazeta Express

15/06/2026 19:40

Neymari rrezikon të mungojë gjatë gjithë fazës së grupeve të Kupës së Botës, pasi stafi mjekësor i Brazilit ka vendosur të mos e rrezikojë rikthimin e tij të hershëm.

Sipas raportimeve, Brazili po e trajton me shumë kujdes gjendjen e tij fizike, duke i dhënë prioritet rikuperimit afatgjatë në vend të aktivizimit të menjëhershëm.

Ylli i Brazilit po rikuperohet nga një dëmtim muskulor në pulpë (gradë e dytë), të cilin e pësoi më 17 maj gjatë kohës që luante për Santosin.

Që nga mbërritja në qendrën stërvitore të Granja Comary, ai nuk është stërvitur ende me ekipin nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, ndërsa po kryen vetëm punë individuale dhe në palestër.

Plani aktual i stafit mjekësor është që Neymari të rikthehet gradualisht vetëm kur të jetë plotësisht pa dhimbje dhe të rifillojë stërvitjet me ekipin pa rrezik për përkeqësim të dëmtimit.

Ai pritet të humbasë ndeshjen ndaj Haitit në Filadelfia dhe mbetet shumë në dyshim edhe për ndeshjen e fundit të grupit kundër Skocisë në Miami.

Strategjia e Brazilit është që ta kenë atë në formë për fazën e eliminimeve, nëse skuadra siguron kualifikimin pa probleme.

Ancelotti ka theksuar më herët se, përveç cilësive të tij teknike, Neymari është i rëndësishëm edhe për eksperiencën dhe ndikimin që ka te lojtarët e rinj brenda skuadrës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement