Neymar është duke u përgatitur për ta braktisur Paris Saint-Germainin këtë verë, në mënyrë që të ribashkohet me Barcelonën.
PSG-ja duket se e ka pranuar se ylli brazilian do të largohet dhe është e vendosur ta shesë atë për çmimin më të mirë të mundshëm, transmeton Gazeta Express.
Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit tash e tri vjet pothuajse. Më 2017, PSG-ja i pagoi plot 222 milionë euro për ta blerë atë nga Barça.
Gazeta katalonase SPORT, e cila është e afërt me Barçën, shkruan në ballinën e saj se Neymari po përgatitet për t’u kthyer te ish-klubi ku u bë superyll.
Barcelona bëri përpjekje ta kthejë në klub Neymarin edhe verën e kaluar, por dështoi të gjejë marrëveshje me PSG-në.
Megjithatë, largimi i tij drejt Barçës këtë verë duket i pashmangshëm. Thuhet se Barcelona është e gatshme ta fusë Antoine Griezmannin në një ujdi shkëmbimi për Neymarin. /Gazeta Express/