Neymar Jr. E ka përjetuar një tjetër mbrëmje të tensionuar në rikthimin e tij te Santos, pasi u fishkëllye nga tifozët e klubit të tij në humbjen 3-2 ndaj Fluminense.
Sulmuesi brazilian, i cili ishte sërish protagonist në fushë, nuk e përballoi dot reagimin e tribunave dhe u pa duke u larguar nga fusha me duart në vesh, për të “shuar” zhurmën e tifozëve.
Pas ndeshjes, atmosfera në stadiumin Vila Belmiro u përkeqësua, me tifozët që shprehën pakënaqësi ndaj rezultatit dhe paraqitjes së skuadrës, shkruan “Gazeta Express”.
Pamjet e momentit janë bërë virale, duke treguar qartë frustrimin e Neymarit ndaj reagimit të tifozëve të vet, në një situatë që po e shton tensionin mes tij dhe publikut të Santos.
Ky episod vjen në një periudhë të vështirë për klubin brazilian, i cili po lufton me rezultatet dhe presionin e madh nga tifozët, ndërsa Neymar mbetet figura më e kritikuar dhe njëkohësisht më e rëndësishme e skuadrës.
Pas lojës, ai pati kritika për tifozët që e vërshëllyen ekipin.
“Erdhi dita kur duhet ta shpjegoj një GËRVITJE ME VESH! Seriozisht, po e teproni dhe po e kaloni vijën… është shumë e trishtueshme të përballesh me këtë! Asnjë qenie njerëzore nuk mund ta durojë”, shkroi braziliani. /Gazeta Express