Neymar dhuron 5 milionë euro për të luftuar koronavirusin - Gazeta Express
string(57) "neymar-dhuron-5-milione-euro-per-te-luftuar-koronavirusin"

Neymar dhuron 5 milionë euro për të luftuar koronavirusin

Gazeta Express

02/04/2020 22:44

I shumë kritikuari jashtë fushe, Neymar, i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.

Sipas mediave braziliane, sulmuesi i PSG-së ka dhuruar 5 milionë euro për të luftuar armikun e padukshëm që po merr mijëra jetë nëpër botë, COVID-19, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Raportohet se kërkesa e Neymar ishte që askush mos ta dijë, derisa donacioni është bërë javën e kaluar.

Ai i depozitoi paratë në fondacionin e krijuar nga UNICEF që ka bashkuar të gjithë personat e famshëm që të ndihmojnë në këtë moment të vështirë që ka kapluar gjithë botën. /Gazeta Express/