New Jersey: Dy persona të armatosur hapin zjarr ndaj policisë, 6 të vdekur - Gazeta Express
string(72) "new-jersey-dy-persona-te-armatosur-hapin-zjarr-ndaj-policise-6-te-vdekur"

New Jersey: Dy persona të armatosur hapin zjarr ndaj policisë, 6 të vdekur

Gazeta Express

11/12/2019 7:12

Një oficer policie dhe të paktën pesë persona të tjerë kanë vdekur në një betejë me armë që ndodhi Jersey City, të New Jersey-t.

Dy policë të tjerë u plagosën gjithashtu gjatë incidentit, i cili arriti kulmin kur dy të armatosur u futën brenda një dyqani.

Lexo Edhe:

Disa shkolla dhe biznese lokale u mbyllën përkohësisht.

Ende nuk dihet motivi i kësaj beteje me armë që shkaktoi 6 viktima. Bëhet e ditur që nuk dyshohet për sulm terrorist.

Autoritetet identifikuan policin që humbi jetën. Ai ishte Joseph Seals, 39 vjeç, i cili ishte pjesë e një programi të gjerë shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme.