Neville tregon pse s’do të mundë të rinisë kampionati - Gazeta Express
string(52) "neville-tregon-pse-sdo-te-munde-te-rinise-kampionati"

Neville tregon pse s’do të mundë të rinisë kampionati

Gazeta Express

25/03/2020 14:57

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se do të jetë e pamundur të rinisë kampionati vendor në Premierligë pasi që shërbimet që janë të nevojshme për zhvillimin e ndeshjeve s’do të jenë në dispozicion.

Sezoni 2019/20 në botën e futbollit është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur 423,469 njerëz në të gjithë botën, ndërsa i ka lënë të vdekur gjithsej 18,909 , transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Top pesë ligat e Evropës – Premierliga, La Liga, Bundesliga, Ligue 1 dhe Serie A – janë pezulluar të paktën deri në prill, ndërsa edhe garat e tjera evropiane e kanë ndjekur po këtë hap.

Në tentim për t’u siguruar që sezoni i klubeve do të kompletohet, UEFA vendosi ta shtyjë Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021, në mënyrë që klubet të mund të luajnë edhe verës për ta përfunduar sezonin 2019/20.

Megjithatë, ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville – i cili tani është i punësuar si analist dhe ekspert i futbollit në mediumin e madh britanik Sky Sports – nuk beson se futbolli do të mundë të rinisë në maj.

“Mendoj se në këtë moment është e paimagjinueshme të kthehet futbolli në tre apo katër muajt e ardhshëm për shkak të faktit që ne sapo jemi vendosur në karantinë”, ka thënë Neville.

“Futbolli nuk mund të kthehet sepse të gjitha burimet që janë të nevojshme për ta mirëmbajtur një stadium futbolli, përfshirë këtu shërbimet e policisë dhe ambulancave, nuk do të jenë në dispozicion gjatë muajve të ardhshëm”.

“Natyrisht që ata do të jenë nëpër shtretër dhe në shtëpi kujdesi, duke u përkujdesur për të prekurit nga koronavirusi dhe për njerëzit që kanë më së shumti nevojë për atë përkujdes”.

“Shëndeti vjen i pari, shëndeti i tifozëve, i lojtarëve, i stafit, i njerëzve që hyjnë në stadiume. Gjëja më e rëndësishme është që ajo që ne jemi duke kaluar në vendin tonë, kriza aktuale”. /Gazeta Express/