Netflix konfirmon zyrtarisht sezonin e 2-të të “Squid Game” - Gazeta Express
string(57) "netflix-konfirmon-zyrtarisht-sezonin-e-2-te-te-squid-game"

Netflix konfirmon zyrtarisht sezonin e 2-të të “Squid Game”

Rozë

Gazeta Express

13/06/2022 11:25

Seriali i dytë i Squid Game po kthehet zyrtarisht dhe tashmë kanë nisur diskutimet me Netflix për një sezon të tretë. Netflix ka konfirmuar deklaratat e mëpërparshme të krijuesit të serialit fenomenal, Hëang Dong-Hyuk.

Njoftimi është bërë në një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Squid Game është rikthyer zyrtarisht për një sezon të dytë!

Lexo Edhe:

Postimi shoqërohet me një ‘ngacmim’ të shkurtër me kukullën famëkeqe Red Light, Green Light, si dhe një mesazh nga skenaristi, regjisori dhe producenti ekzekutiv i serialit të famshëm që pushtoi botën.

Në një deklaratë, Hwang Dong-Hyuk tha: “U deshën 12 vjet që sezoni i parë i Squid Game të vinte në jetë vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë për t’u bërë seriali më i njohur në historinë e Netflix.” Më pas, pasi ka falënderuar fansat për dashurinë që kanë treguar në serial, zbulon disa nga personazhet që do të rikthehen në ciklin e dytë.

Sipas tij, në episodet e reja do të shohim sërish Gi-hun dhe Front Man, burrin me kostum, ndërsa do të shfaqet edhe djali i Young-hee.

Vlen të theksohet se Netflix nuk bën të ditur asnjë informacion tjetër për sezonin e dytë, megjithatë, siç është shprehur Hëang, sezoni i dytë pritet kah fundi i vitit 2023 ose fillimi i vitit 2024.

Kujtojmë që Squid Game u publikua në Netflix më 17 shtator 2021 duke bërë namin kudo. Vihet re se në 28 ditët e para të publikimit, ai mblodhi 1.65 miliardë orë shikime, duke u ngjitur në krye të listës së serialeve më të njohura në historinë e Netflix./abcnews.al