Netanyahu reagon pas akuzave se Epstein ishte agjent i Izraelit, akuzon paraardhësin e tij: Barak ka punuar për të - Gazeta Express
string(112) "netanyahu-reagon-pas-akuzave-se-epstein-ishte-agjent-i-izraelit-akuzon-paraardhesin-e-tij-barak-ka-punuar-per-te"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 11:37

Netanyahu reagon pas akuzave se Epstein ishte agjent i Izraelit, akuzon paraardhësin e tij: Barak ka punuar për të

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 11:37

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi prerazi se Jeffrey Epstein “nuk ka punuar për Izraelin”, por në të njëjtën kohë, e përdori vëmendjen e ripërtërirë ndaj dosjeve Epstein për të sulmuar paraardhësin e tij Ehud Barak.

E përditshmja The Jerusalem Post raportoi se lidhjet e ish-kryeministrit Barak me Epstein morën vëmendje të gjerë mediatike pasi të dy ata rezulton të jetë takuar disa herë në 2015 dhe 2016, që do të thotë vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit.

Fotografi të qarkulluara asokohe tregonin Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York. Në komentin e tij të parë publik mbi dokumentet e Epsteinit, Netanyahu tha se “marrëdhënia e pazakontë dhe e ngushtë e Epsteinit me Ehud Barakun nuk sugjeron se Epsteini ka punuar për Izraelin, ajo sipas tij provon të kundërtën”.

Në një përpjekje të qartë për të ndarë individin nga shteti. Netanyahu tha se “ i mbërthyer pas humbjes së tij zgjedhore nga më shumë se dy dekada më parë, Baraku prej vitesh ka tentuar në mënyrë obsesive të minojë demokracinë izraelite duke bashkëpunuar me të majtën radikale anti-sioniste në përpjekje të dështuara për të rrëzuar qeverinë izraelite të zgjedhur nga populli”.

Ai më tej e akuzoi paraardhësin se është angazhuar “në aktivitete publike dhe prapa skenave për të minuar qeverinë e Izraelit, përfshirë nxitjen e lëvizjeve masive të protestës, shkaktimin e trazirave dhe ushqimin e narrativave të rreme mediatike”. Ehud Barak është një ndër kritikët më të zëshëm të Netanyahut e vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e qeverisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement