Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit. Rreth kësaj ka reaguar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka qenë e angazhuar në operacionin e kërkimit.
Trupit i pajetë, siç thuhet në reagimin e Forcës së Sigurisë, është gjetur nga FSK, duke shtuar se trupi i pajetë është lokalizuar pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare.
‘’ Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës. Gjithashtu, Komandanti i FSK-së falënderon personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni’’, thuhet mes tjerash.
Postimi:
FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat, Shqipëri, pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi
Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare, i cili iu bashkua operacionit në zonën e Klosit për kërkimin e një personi të zhdukur në rrjedhën e lumit Mat.
Pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur.
Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës. Gjithashtu, Komandanti i FSK-së falënderon personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni.
Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...