Nesër në Bruksel! - Gazeta Express
string(16) "neser-ne-bruksel"

Nesër në Bruksel!

OP/ED

Halil Matoshi

26/02/2023 13:56

Nesër është fillimi i fundit të tensioneve në veri të Kosovës. Palët zotohen për mosngucje të ndërsjellë (serbët ndahen nga rruga e barrikadave e Prishtina zyrtare merr drejtimin zgjidhjeve kushtetuese.)

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Vet akti i nënshkrimit të marrëveshjes edhe mund të shtyhet për më vonë (ndoshta në Paris për ndonjë ceremoni?) porse qëllimi i Perëndimit është arritur: Serbia kthehet në vitin 1948, duke nisur procedin e derusifikimit.

Gjigandi i diplomacisë amerikane Henry Kissinger e nisë librin e tij “Diplomacia” me një urti hebraike që thotë “udhëtar, udhë nuk ka, ato  bëhen duke ecur.”

Tashti Kryeministri kosovar Albin Kurti, firade e kuptoi se pos dogmës, nuk ka pasur fare alternativa qeverisëses, kur i është vërsulur estabilishmentit – ka pasur ndonëse dëshira por jo parime – dhe tashti, duke ecur po i bënë udhët!

Që në mbrëmjen e nëntorit 2022 kur Kurti u kurthu keq për targat ‘e kerreve’, u shfajësua për zmbrapsjën nga paqtimi me polici i revoltës në veri, sepse “ambasadori amerikan kishte më shumë informata” dhe më këtë, çështjën e dialogut politik me Serbinë për këtë pjesë të Kosovës e shndërroi në çështje të sigurisë.

Perëndimi ia siguroi Kurtit strategjinë dalëse, të projektuar në një marrëveshje të panegociueshme për rikthimin e paqes në veri. Kështu, njohja reciproke me Serbinë, në formatin e letrave të Presidentit amerikan Joe Biden, nga të qenit në qendër “zbriti” në “qëllimin eventual të njohjes reciproke”!?

Me pranimin e planit franko-gjerman (plan i BE-së dhe ShBA-së) Serbia vazhdon drejt integrimit në BE dhe drejt vitit 1948 (shmagies nga kthetrat e ariut rus) duke i vënë sëshpejti sanksione Rusisë, e Kosova rifiton paqen me kushtetutshmëni e rikthim në kursin e “regjimit të vjetër” – mirëmbajtjës së aleancave.

Qe, kjo është historia së qysh ndërruan letrat, për shkak të gjeopolitikës, gabimeve të Kurtit dhe teorisë së lojërave titoiste “ala 1948” të Aleksandar Vučić-it.

Nëse plani evropian-amerikan për shtendosje në mes Serbisë dhe Kosovës nënshkruhet të hënën, po i lëshohet rendi fillimit të derusifikimit të shoqërisë serbe, që shënon fundin e ndikimit rus në rajon dhe defaktorizimit të Listës serbe në Kosovë. Rusia do të reagojë verbalisht, por nuk është në pozicion për ndonjë reagim diversiv. Ambasadori amerikan në Beograd Chris Hill, duke patë mundësinë e ndonjë mësymje hibride ruse në Beograd, e pati përmendur në nëntor të vitit të kaluar mundësinë e armatosjës së ushtrisë serbiane me armët më të sofistikuara amerikane.

Në favor të kësaj analize janë faktet se në dy luftërat botërore Serbia ishte aleate e Perëndimit.

Serbia është pragu i fundit i mbrojtjes politike të Europës. Sepse në rrafshin ushtarak Serbia është mposhtur nga Perëndimi duke i vëndosur kufijt e NATO-s edhe në rajonin e Ballkanit.

Në fushën e gjërë të gjeopolitikës, Kurti nga një ‘egomaniak kryefortë’ siç u cilësua në median perëndimore, është trimëruar si duket të rikthehet në një pragmatik tipik, duke braktisur kursin e manipulimit me turmat brenda dhe përplasjet me aleatët përjashtë. 

Paradoksalisht, Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke e akuzuar ish estabilishmentin për marrëveshje të këqija, por që qeveritë paraprake nuk i kanë zbatuar, kurse me planin franko-gjerman ato detyrohet t’i zbatojë vet!

Çështja është se si do t’i shesë në publik, në ç’formë, sepse përmbajtja nuk i interson fare. Kurti kurrë nuk ka pasur as ide politike as alternativë për ato marrëveshje, sepse atij i kanë interesuar metodat e ardhjës në pushtet e jo zgjidhjet më të mira për vendin.

Lëvizja Vetëvendosje e çmistuar nga dogma “Jo negociata – Vetëvendosje”, si parullë për joshjën e turmave, deryrohet të dalë në publik e të thotë me gojën e liderit, se plani (franko-gjerman) është projektuar nga aleatët dhe si i tillë është i panegociueshëm.

Dokument i modelit ‘merre ose leje’.

Asnjë pikë, asnjë nga pikat dhe asnjë presje nuk ka mundur të negociojë, sepse me veprime populliste, e përplasi Kosovën me aleatët e saj dhe për pasojë. asnjë vërejtje nuk iu përfill.

Asnjë për bé!

Albin Kurti ashiqare  nënshkruan një Marrëveshje me Serbinë, pa njohje de iure dhe me Asociacionin brenda saj (pika 7, sipas versionit që ka rrjedhë në publik) dhe bënë mirë, sepse Kosova nuk ka prodhuar më shumë alternativa zgjidhjeje në koordinim me aleatët, por e ka gjetur vetën si palë destruktive karshi Vučić-it bashkëpunues me Perëndimin, të cilit mosnjohja e Kosovës në qendër – iu dha yst – për vëndosjen e sanksioneve Rusisë.

Thirrjet deshpëruese të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, për kinse mësymjet për luftë të Serbisë, nuk e ndreqën pozicionin negociues të Kosovës, për pak sa nuk e rreknyën në humnerë, ngass si palë luftënxitëse mund të izolohej dhe ndëshkohej.

Ky diskurs i të folurit për luftë, i trinomit Osmani-Kurti-Konjufca shkaktoi kundërefekt, duke i krijuar hapësirë Vučić-it për manovrime për ta shmangur njohjën e Kosovës e në anën tjetër, homogjenizuan serbët në veri, edhe më lojalët i shndërruar në armiq (“bandat kriminale”?), megjithë kundërshtarët e Listës serbe dhe Vučić-it.

Kurti, me gjasë e mësoi lekcionin se pa ShBA-në, Kosova nuk mund të prodhojë siguri, tek në mbrëmjen kritike të nëntorit të vitit 2022, kur Ambasadori Howenier ia ruajti fytyrën, për herë të dytë gjatë vitit 2022 dhe Kurti u zmbraps nga synimi për ta zgjidhur verun me operacion policor. Sëkëndejmi Kurti e kuptoi lekcionin se gabimet fillestare, nëse pranohen me vetëqortim, mund të ndreqen.

Tashti të gjithë kosovarët duhet t’i thonë Albinit të tyre të dashur, ec prano planin franko-gjerman (si plan paqeje të rifituar?) dhe hesht si peshku, se nuk qenke për punë shteti! Rruga nuk ndërton shtet – shteti ndërton rrugë.

Ec Albin!