“Nëse na detyrojnë të luajmë, do ta humb çdo ndeshje për nder të viktimave të koronavirusit” - Gazeta Express
string(89) "nese-na-detyrojne-te-luajme-do-ta-humb-cdo-ndeshje-per-nder-te-viktimave-te-koronavirusit"

“Nëse na detyrojnë të luajmë, do ta humb çdo ndeshje për nder të viktimave të koronavirusit”

Gazeta Express

02/04/2020 13:40

Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka këmbëngulur se është e pamundur që të përfundojë sezoni në Serie A, i cili është i pezulluar që prej 9 marsit, dhe madje kërcënoi se do ta tërheqë klubin nga gara nëse Federata e Futbollit e Italisë urdhëron rinisjen e kampionatit në muajt në vazhdim.

Italia është vendi më i prekur në botë nga Covid-19, pasi i ka humbur 13.155 qytetarë si pasojë e infektimit me këtë virus, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Cellino beson se ekzistojnë shumë arsye përse Serie A nuk duhet të rinisë fare këtë sezon.

“Garat nuk mund të rinisin për shumë arsye. Në veçanti për dy pika: respekti për shëndetin dhe shpëtimi i sistemit të futbollit. Përveç se e kemi humbur këtë sezon, ne do ta rrënonim edhe sezonin tjetër nëse luajmë tani”, tha Cellino për La Gazzetta dello Sport.

“Në Brescia, ne po i largojmë të vdekurit nga qyteti me kamionë. Ne jemi në qendër të pandemisë”, shtoi ai.

Qeveria italiane ua ndaloi sot klubeve t’i rinisin stërvitjet para 14 prillit. Serie A pritej të riniste në maj, por duket e pamundur dhe ajo mund të risinë në qershor. /Gazeta Express/