“Nëse Asociacioni nuk është pjesë e marrëveshjes finale, s’do të ketë marrëveshje fare” - Gazeta Express
string(83) "nese-asociacioni-nuk-eshte-pjese-e-marreveshjes-finale-sdo-te-kete-marreveshje-fare"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2022 18:38

“Nëse Asociacioni nuk është pjesë e marrëveshjes finale, s’do të ketë marrëveshje fare”

Lajme

Gazeta Express

21/02/2022 18:38

Njëri nga themeluesit e KIPRED dhe analisti politik, Lulzim Peci, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova, duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por, kjo duhet të ndodhë në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Peci i cili ka mbajtur edhe pozita diplomatike pas pavarësisë, duke folur në emisionin “Most” të REL ka thënë se Kosova e ka ratifikuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 me të cilën parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj se kjo duhet të bëhet në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë -Serbi”, ka thënë ai.

“Në Prishtinë rreth kësaj ka mendime të ndryshme. Por duhet të jemi të qartë – kjo nuk është Asociacion i komunave serbe por Asociacion i komunave me shumicë serbe.  Qeveria aktuale deri tash nuk ka dashur ta implementojë këtë marrëveshje, e ata që tash janë në opozitë e kanë mbështetur derisa kanë qenë në pushtet. Opozita konsideron se themelimi I Asociacionit duhet të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shtuar Peci.

Lulzim Peci

Sipas tij, Qeveria herët ose vonë do ta implementojë marrëveshjen për Asoaciacionin.

“Nëse Asociacioni nuk do të jetë pjesë e paketës së marrëveshjes finale të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk do të ketë marrëveshje fare” ka thënë Peci.