Nënkryetari i Galatasarayt: I kemi ofruar Osimheni më shumë se çdo klub tjetër europian - Gazeta Express
string(86) "nenkryetari-i-galatasarayt-i-kemi-ofruar-osimheni-me-shume-se-cdo-klub-tjeter-europian"

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 19:00

Nënkryetari i Galatasarayt: I kemi ofruar Osimheni më shumë se çdo klub tjetër europian

Sport

Gazeta Express

22/06/2025 19:00

Galatasaray i ka dhënë një ultimatum Victor Osimhenit, pasi e ardhmja e sulmuesit nigerian vazhdon të mbetet pezull.

Sipas raportimeve nga “Fanatik”, përmes “TMW”, Galatasaray ka arritur tashmë një marrëveshje me Napolin për kartonin e lojtarit, por mungesa e përgjigjes nga vetë Osimhen po e vë në provë durimin e klubit turk.

Osimhen kaloi sezonin 2024-25 në huazim te Galatasaray, ku shkëlqeu me 26 gola në 30 ndeshje të Super Ligës, duke ndihmuar skuadrën e Okan Buruk të fitojë titullin kampion, 11 pikë përpara rivalëve të përjetshëm Fenerbahçe.

Duke folur për situatën, nënkryetari i Galatasarayt, Abdullah Kavukcu, u shpreh i pakënaqur:

“Na po bën të presim, por koha po mbaron. I kemi ofruar më shumë se çdo klub tjetër në Evropë.”

Raportet thonë se Galatasaray i ka komunikuar përfaqësuesve të Osimhen se, nëse janë ende të interesuar, duhet të rikthehen në tryezën e negociatave pas pushimeve verore, kur pritet të merret një vendim përfundimtar për të ardhmen e lojtarit.

Përveç Galatasarayt, në javët e fundit janë përfolur edhe Juventus dhe disa klube nga Arabia Saudite si opsione të mundshme për sulmuesin./GazetaExpress/