Nënës së Adrianos i vjedhin para përmes inteligjencës artificiale, “Perandori” u jep ultimatum hajnave - Gazeta Express
string(99) "nenes-se-adrianos-i-vjedhin-para-permes-inteligjences-artificiale-perandori-u-jep-ultimatum-hajnave"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 10:03

Nënës së Adrianos i vjedhin para përmes inteligjencës artificiale, “Perandori” u jep ultimatum hajnave

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 10:03

Ish-futbollisti brazilian Adriano, i njohur ndryshe si “Perandori”, e ka zbuluar publikisht një mashtrim që i ka ndodhur nënës së tij në Rio de Janeiro.

Një person mashtrues e ka përdorur inteligjencën artificiale për ta klonuar identitetin e tij dhe për t’i kërkuar nënës së Adrianos të transferojë para në një llogari të rreme, përcjell “Gazeta Express”.

Gruaja ka përfunduar duke i dërguar më shumë se 15 000 realë brazilianë (rreth 2 400 €) në një “llogari pirate”.

Adriano e publikoi një video në rrjetet sociale duke bërë thirrje për kujdes ndaj kërkesave të dyshimta dhe duke theksuar se nuk e ka ndryshuar kurrë numrin e tij të telefonit.

Ai i dha mashtruesit një ultimatum 24-orësh për t’i kthyer paratë, duke deklaruar: “Me familjen nuk bëhet shaka, ktheji paratë ose do të vij të të kërkoj”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement