Nëna e Ritës psikiatre, i del në krah Bebe Rexhës për problemet me shëndetin mendor - Gazeta Express
string(82) "nena-e-rites-psikiatre-i-del-ne-krah-bebe-rexhes-per-problemet-me-shendetin-mendor"

Nëna e Ritës psikiatre, i del në krah Bebe Rexhës për problemet me shëndetin mendor

Gazeta Express

26/02/2020 15:39

Vera Ora i ka dalë në krah Bebe Rexhës pasi ajo ka folur haptas për problemet e saj me shëndetin mendor.

Këngëtarja Bebe Rexha tashmë po flet haptas për jetën me bipolaritetin, çrregullim ky me të cilin ajo po përballet tash e sa kohë dhe po i shkakton depresion të vazhdueshëm.

Lexo Edhe:

Bebe ka shkruar një status, ku ndër të tjera thotë se asnjëherë nuk ka dashur të gjykohet ose të etiketohet si ‘e çmendur’, veçanërisht duke qenë grua në këtë botë, pasi ka pasur shumë njerëz që e kanë përdorë këtë kundër saj në mënyra shumë të gabuara.

Ajo ka folur gjërësisht për këtë për revistën ‘Self’, ndërsa në statusin e shkruar ka marrë shumë përkrahje nga fansat dhe njerëzit që e njohin, shkruan Gazeta Express.

E ndër ta është edhe nëna e Rita Orës, Vera, ajo e cila i ka shkruar një mesazh përkrahës.

“Bravo që po e rrit ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe bravo për guximin tënd”, i ka shkruar Vera në koment këngëtares me prejardhje shqiptare.

Vera, nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, është me profesion psikiatre dhe profesionin e saj e ushtron në Britani të Madhe, atje ku është shkolluar edhe ku po jeton.

Ajo vazhdimisht po punon për vetëdijësimin për shëndetin mendor dhe përballjen me të, duke i hequr komplekset e duke folur haptas për të./Gazeta Express/