Në pritje të kundërshtarit për në finale, KB Peja ngacmon Prishtinën dhe Trepçën përmes një postimi - Gazeta Express
string(98) "ne-pritje-te-kundershtarit-per-ne-finale-kb-peja-ngacmon-prishtinen-dhe-trepcen-permes-nje-postimi"

Sport

Gazeta Express

24/04/2023 20:53

Në pritje të kundërshtarit për në finale, KB Peja ngacmon Prishtinën dhe Trepçën përmes një postimi

Sport

Gazeta Express

24/04/2023 20:53

Peja është në pritje për të mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në finalet e “Play-Offit” për këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Të shtunën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Rami Hadar e siguroi kalimin për në finale, pasi e mposhti Golden Eagle Yllin – shkruan Gazeta Express.

Pejanët ndaj kampionit në fuqi triumfuan 3:1 në seri të ndeshjeve gjysmëfinale.

“Verdhezinjtë” në finale do të takohen me fituesin nga përballja Sigal Prishtina – Trepça. Seria gjysmëfinale është 2:2, teksa të premten (28 prill) do të zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare, që do të përcaktojë edhe skuadrën finaliste.

E duket se kjo pritje nuk po i pëlqen klubit nga perëndimi, që përmes një postimi në faqen zyrtare ka “ngacmuar” Prishtinën dhe Trepçën.

“KB Prishtina & KB TREPÇA, a po e kryni lojen ? Se jemi mërzit”, thuhet në postimin e KB Pejës, që u shoqërua gjithashtu me një fotografi interesante. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement