Në pikën kufitare në Bërnjak arrestohet një zyrtar i MPB së Serbisë - Gazeta Express
string(67) "ne-piken-kufitare-ne-bernjak-arrestohet-nje-zyrtar-i-mpb-se-serbise"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:24

Në pikën kufitare në Bërnjak arrestohet një zyrtar i MPB së Serbisë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 14:24

Në shtetas i Serbisë me inicialet S.R. është arrestuar dje në pikën kufitare Bërnjak, pasi te ai është gjetur municion, ka konfirmuar për Kossev Petrit Fejza nga Policia e Kosovës, Rajoni Verior.

Fejza ka deklaruar se bëhet fjalë për një pjesëtar të MPB-së së Serbisë nga Novi Pazari, i cili punon në njërën nga pikat kufitare me Kosovën nga ana serbe, por nuk ka specifikuar saktësisht në cilën pikë kufitare

Siç ka shpjeguar ai, S.R. ka hyrë në Kosovë si civil, ndërsa municioni i është gjetur gjatë kontrollit në dalje nga Kosova.

“Ai është ndalur nga policia dhe gjatë kontrollit është gjetur municioni”, ka thënë Fejza.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Lidhur me këtë arrestim, portal Kossev i është drejtuar MPB-së së Serbisë për një koment, përkatësisht nëse planifikon të ndërmarrë ndonjë masë.

Deri tani nuk kanë marrë përgjigje.