Në ora 11:00 sot tërhiqet shorti për subjektet politike në fletëvotim, më pas KQZ mban mbledhje për certifikim të kandidatëve - Gazeta Express
string(123) "ne-ora-1100-sot-terhiqet-shorti-per-subjektet-politike-ne-fletevotim-me-pas-kqz-mban-mbledhje-per-certifikim-te-kandidateve"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 7:10

Në ora 11:00 sot tërhiqet shorti për subjektet politike në fletëvotim, më pas KQZ mban mbledhje për certifikim të kandidatëve

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 7:10

Sot, më 16 maj, agjenda e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jetë me aktivitete të ndryshme në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Fillimisht, në orën 11:00, në hotelin “Swiss Diamond”, KQZ do të organizojë ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Më pas, në orën 13:30, në selinë e KQZ-së, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, ku në rend të ditës janë çështje të ndryshme përgatitore të këtyre zgjedhjeve.

“Në këtë mbledhje, KQZ pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës”, ka njoftuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Rendi i ditës është ky:

• Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026.

• Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

• Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të vulës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

• Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së anëtarëve të këshillave të vendvotimeve me kusht;

• Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së ekipeve të numërimit në Qendra Komunale të Numërimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement