Në mesin e tyre përmend vazhdimisht Kosovën e Serbinë, Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin - Gazeta Express
string(117) "ne-mesin-e-tyre-permend-vazhdimisht-kosoven-e-serbine-trump-i-kam-dhene-fund-8-konflikteve-por-nuk-e-bera-per-nobelin"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 7:47

Në mesin e tyre përmend vazhdimisht Kosovën e Serbinë, Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 7:47

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes.

Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump u shpreh: “Askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj, dhe unë i ndalova tetë luftëra. Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë”.

“Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, shtoi Trump

Në fakt, konfliktet për të cilat flet Donald Trump nuk janë 8, por 7. Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.