Luizi dhe Olta janë pjesë e një filmi dhe tashmë kjo dihet.
Dyshja kanë nisur tashmë xhirimet e këtij filmi, shkruan lajmi.net.
“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ditën e sotme janë publikuar disa foto të Luizit dhe Oltës nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku të dy duken brenda një shtëpie me disa valixhe nëpër duar.
Pamje të tilla janë publikuar edhe më herët.