Në koma pas aksidentit, apeli i familjarëve për t’i shpëtuar jetën 20-vjeçarit nga Shkodra - Gazeta Express
string(88) "ne-koma-pas-aksidentit-apeli-i-familjareve-per-ti-shpetuar-jeten-20-vjecarit-nga-shkodra"

Shqiperi

Gazeta Express

13/10/2022 22:41

Në koma pas aksidentit, apeli i familjarëve për t’i shpëtuar jetën 20-vjeçarit nga Shkodra

Shqiperi

Gazeta Express

13/10/2022 22:41

Familjarët e Klevis Gjelucit, 20-vjeçarit nga Shkodra i cili prej dy javësh ndodhet në koma kërkojnë ndihmë për ta shpëtuar.

Pas një aksidenti automobilistik Klevisi është dërguar në spitale të ndryshme por ka nevojë për mjete më të specializuara.

Tashmë, familjarët e tij kanë hapur një llogari gofundme me anë të së cilës synojnë që të mbledhin të paktën 600 mijë euro në mënyrë që ta dërgojnë jashtë shtetit, në Gjermani apo Itali për të marrë ndihmë të specializuar.

Të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për të ndihmuar Klevisin mund të vizitojnë faqen GOFUNDME që është hapur në emër të tij. 

Klevisi ndodhet në koma që nga 27 shtatori kur ndodhi aksidenti.

/Gazeta Express