Në Izrael zbulohet vula 7000 vjeçare e vjetër - Gazeta Express
string(45) "ne-izrael-zbulohet-vula-7000-vjecare-e-vjeter"

Në Izrael zbulohet vula 7000 vjeçare e vjetër

Mistere

Gazeta Express

11/06/2021 1:52

Arkeologët ishin duke gjurmuar në rrënojat e një banimi parahistorik në Izraelin Verior ku kanë zbuluar një objekt në formë të vulës që besohet se është forma e parë e shkrimit në rajon

Ekspertët e kanë vlerësuar këtë artefakte si i vjetër 7000 vite – madje i takon kohës para Epokës së Hershme të Bronzit në Izrael (3500-2900 para erës sonë). Objekti është zbuluar në hartën arkeologjike të Tel Tsaf në fushën Beit She’an, afër kufirit të Bregut Perëndimorë dhe Jordanit. Këto dy objekte kanë shenja gjeometrike, të ngjashme me ato të pullave që i përdorim ne sot.

Lexo Edhe:

Arkeologët nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit e përshkruan këtë zbulim të tyre në revistën shkencore “Levant”. Vula u zbulua gjatë një gërmimi që u bë në këtë vend gjatë 2004-ës dhe 2007-ës. Objekti ishte një nga 150 gjetjet në Tel Tsaf në formë vule, por kjo vulë u veçua nga profesori Yosef Garfinkel dhe studentët e tij, profesor David Ben Shlomo dhe Dr Michael Freikman.

Sipas ekspertëve, vula është tepër e rrallë dhe prezanton vlera të mëdha historike.  Shkrimet në të prej balte apo plumbi i shkrirë janë përdorur në kohërat antike për të vulosur dokumente të rëndësishme dhe letra, sidomos ato që janë shkruar nga individ të rëndësishëm.

Për zbulimi që u bë në Tel Tsaf tregon se shkrimi në atë vend ishte përdorur shumë më parë se mendohej. Arkeologët besojnë që kjo vulë ishte përdorur për të vendosur shenja në dërgesa apo për të vulos qilarët dhe hambarët.

Nëse do të hapej dera e hambarit, për shembull, vula do të thyhej dhe kështu do ta informonte pronarin se dikush kishte qenë brenda. “Edhe sot kemi vula të tilla të njëjta që përdorën për të parandaluar vjedhjet. Rezulton se kjo metodë është përdorur 7000 vite më parë nga pronarët e tokave dhe liderët lokal për të mbrojtur pronat e tyre”, thotë profesor Garfinkel, transmeton GazetaExpress.

Shenjat ndahen me më pak se një centimetër por ajo është ruajtur dhe është në gjendje të shkëlqyer edhe për shkak të klimës së thatë në atë rajon. Objekti është zbuluar me disa vija simetrike, diagonale me një vije të vetme në qendër.

Shumica e vulave nga e ashtuquajtura Epoka e Tempullit të Parë (rreth 2600 vite më parë) paraqesin një emër apo figurë biblike. Por, meqë vula e Tel Tsaf daton shumë para shkrimit, në vend të kësaj ka vetëm disa forma gjeometrike bazike.

Prania e dy vrimave në bishtin e tyre tregon se ajo mund të jetë përdorur për qëllime komerciale. Studiuesit mendojnë që dy pullat mund të tregojnë edhe dy njerëz të ndryshëm që janë përfshirë në ndonjë transaksion apo tregti.

Sipas profesor Garfinkel, zbulimi tregon se vulat janë përdorur që në Izraelin parahistorik, më shumë se 7000 vite më parë. Ato mund të jenë përdorur edhe si shenja për dërgesa apo për mbajtje të gjërave brenda.

Megjithatë, kemi edhe vula që datojnë edhe 8500 vite më parë e që janë zbuluar në këtë rajon, vula apo forma të tilla nuk janë zbuluar ende. Këtë e bën më intrigues fakti se nga analiza e argjilës është zbuluar se ajo është bërë nga një material që gjendët 10 km larg nga ai vend.

Zbulimi mendon se banorët e Tel Tsaf kishin njohuri edhe përtej kufijve të Izraelit të lashtë. “Pikërisht në këtë hartë kemi gjetur prova se ata kishin kontakt me popujt nga Mesopotamia, Turqia, Egjipti dhe Kaukazi”, thotë Garfinkel.

“Nuk ka asnjë vend parahistorik diku në Lindje të Mesme që zbulon prova të tregtisë në distanca të largëta, me gjëra ekzotike, çfarë ne i kemi gjetur në këtë hartë arkeologjike”. /GazetaExpress/