Hamilton triumfon në Austri, katastrofë për Ferrarin - Gazeta Express
string(59) "ne-austri-triumfon-hamilton-fundjave-e-erret-per-ferrarin-2"

Hamilton triumfon në Austri, katastrofë për Ferrarin

Gazeta Express

12/07/2020 19:43

Lewis Hamilton fiton lehtësisht Çmimin e Madh të Austrisë (Styrian), i dyti në radhë për këtë sezon në Formula 1.

Piloti britanik i Mercedesit, i cili e nisi nga “pole position”, udhëhoqi gjatë gjithë garës dhe e kaloi i pari vijën e finishit, i ndjekur nga shoku i skuadrës Valtteri Botas dhe holandezi i Red Bullit, Max Verstappen.

Lexo Edhe:

Vendi i katërt për makinën tjetër Red Bull, e pilotuar nga anglezi Alexander Albon, që la pas krahëve McLarenin e bashkëkombësit të tij Lando Norris dhe dy njëvendëshet Racing Point të meksikanit Sergio Perez dhe kanadezit Lance Stroll.

Top-10 kompletohet nga australiani Daniel Ricciardo, spanjolli Carlos Sainz dhe rusi Daniil Kvyat.

Fundjavë e errët më Ferrarin, ose më saktë moment krize në shtëpinë e “Kokëkuqjes”, pasi Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel u detyruan të tërhiqeshin që në xhirot e para pas një kontakti mes tyre.