"Në asnjë mënyrë LDK’ja nuk është tallur me votuesit", Haziri komenton deklaratën e Mustafës - Gazeta Express
string(88) "ne-asnje-menyre-ldkja-nuk-eshte-tallur-me-votuesit-haziri-komenton-deklaraten-e-mustafes"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 21:36

“Në asnjë mënyrë LDK’ja nuk është tallur me votuesit”, Haziri komenton deklaratën e Mustafës

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 21:36

Nënkryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për deklaratën e zyrtarit të LDK’së, Besian Mustafa, ku tha se zyrtarë të LDK-së janë tallur me votuesit dhe se në zgjedhjet e fundit e kanë paguar faturën e mbledhur që nga janari i vitit 2006.

Haziri thotë se nuk dëshiron të komentojë më shumë deklaratën e tij, por thotë se në asnjë mënyrë LDK’ja nuk është tallur me votuesit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Duke e njohur nga afër nuk po du me komentu ma shumë. Duke qenë njëri prej atyre që edhe më ka dëgju edhe e kam dëgju Besianin në vlerësimet e para, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.. Në asnjë mënyrë nuk është tallur LDK’ja me votuesin ”, tha Haziri.

Ai u pyet se a qëndrojnë të gjitha këto që i ka thënë Mustafa sot përmes një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se për këtë duhet të përgjigjet vetë ai.

“Unë kam kërku që heshtja me u thy para dy vjetëve. Edhe Besiani e din shumë mirë dhe kolegët e mijë. Para proceseve të rënda gjithmonë kam kërku. LDK’ja e ka një kultur politike që cështjet e veta i diskuton brenda, por nuk arrin me i plasu jashtë.

Nuk e di se nuk kam mendim për diçka që e ka shkaktuar reagimin  e Besianit edhe si zëdhënës, si koleg në LDK edhe si ministër.

Është mirë me u përgjigj Besiani”, tha Haziri në Rubikon.