E ftuar në studion e #Gjesi, Krenare Çerkini dha një mesazh të fortë për të gjitha vajzat dhe nënat e reja.
Duke treguar mbi rrugëtimin e saj akademik ajo u ndal tek ndihma e bashkëshortit dhe familjes që edhe pasi u bë nënë i ndoqi ëndrrat e saj.
Momentalisht e reja nga qyteti i Ferizajt është në përfundim të doktoratës, ndërsa në studio solli edhe librin e saj të parë të sapobotuar për fëmijë, i cili do t’i paraprijë një numri të madh librash të tjerë.