Ndëshkim i dyfishtë për Djokovicin, pasi e goditi me top gjyqtaren - Gazeta Express
string(65) "ndeshkim-i-dyfishte-per-djokovicin-pasi-e-goditi-me-top-gjyqtaren"

Gazeta Express

08/09/2020 11:06

Ndëshkim i dyfishtë për Djokovicin, pasi e goditi me top gjyqtaren

Gazeta Express

08/09/2020 11:06

Novak Djokovic është gjobitur me 10.000 dollarë për sjellje josportive, e cila i kushtoi me përjashtim nga US Open për shkak se e goditi me top në fyt gjyqtaren e vijave të dielën.

Tenisti serb, të cilit iu morën 250.000 dollarët e fituar pasi e arriti rundin e 16 më të mirëve, e pësoi edhe një ndëshkim nga organizatori i turneut amerikan, për sjelljet e pahijshme në fushë në meçin kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Numri një i botës mund të përballet edhe me një gjobë tjetër, për shkak se vendosi të mos flasë para mediave pasi u përjashtua nga turneu.

Serbi e humbi toruan pasi tenisti spanjoll ia fitoi shërbimin në setin e parë për të kaluar në epërsi 6:5, dhe si pasojë e nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij i mllefosur, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren e vijave, Laura Clark.

Djokovic u mundua t’i bindë zyrtarët e US Open të përdornin opsionet të tjera ndëshkuese ndaj tij dhe të mos e përjashtonin.

Por Soeren Friemel, i cili u thirr nga gjyqtari Aurelie Tourte në fushë për të diskutuar me Djokovicin, ia bëri me dije serbit se nuk ka mundësi tjetër përveç përjashtimit nga turneu.

Pasi u largua nga Flushing Meadows, Djokovic s’e kreu detyrën për të folur para mediave, por më vonë kërkoi falje përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara për renditjen e tenistëve në ATP. /Gazeta Express/