Ndeshja mes Vëllaznimit e Prishtinës pritet të përsëritet - Gazeta Express
string(57) "ndeshja-mes-vellaznimit-e-prishtines-pritet-te-perseritet"

Basketboll

Gazeta Express

13/03/2023 11:45

Ndeshja mes Vëllaznimit e Prishtinës pritet të përsëritet

Basketboll

Gazeta Express

13/03/2023 11:45

Ndeshja e xhiros së 24-t në Superligën e basketbollit ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës pritet të përsëritet.

Kështu ka vendosur Komisioni i Garave pas shqyrtimit të ankesës me propozimin e Komisionit Arbitrar të FBK-së pasi Vëllaznimi ishte ankuar në shkallën e dytë, njofton asistonline.

Lexo Edhe:

Në njoftimin e Komisionit të Garave janë paraqitur tri vendime:

1. Pas vendimit të Komisionit Arbitrar për kthim në rivendosje, Komisioni e miratoi ankesën e KB Vëllaznimi pas ndeshjes me Sigal Prishtinën (XHIRO XXIV).

2. Komisioni vendos që ndeshja Vëllaznimi vs Sigal Prishtina (xhiro XXIV) të zhvillohet sërish.

3. Komisioni revokon vendimin nr.13 dhe vendos që lojtari Rezart Mehmed të çregjistrohet për sezonin 2022/23.

Në lidhje me këto vendime, Komisioni i Garave të FBK-së ka dhënë edhe arsyetimin të cilin ju ftojmë ta lexoni në dokumentin e mëposhtëm: