Fitore për Australinë në ndeshjen hapëse të basketbollit në Lojërat Olimpike të Parisit.
Australia sot fitoi 92-80 ndaj Spanjës, në një takim që ishte mjaft interesant deri në fund.
Përfaqësuesja e Australisë ishte në epërsi të lehtë pothuajse gjatë gjithë kohës, duke e fituar kështu me meritë këtë takim, i vlefshëm për Grupin A.
Për t’u përmendur është fakti që australianët sot gjuajtën me saktësi 50% për tri pikë, gjë që ndikoi direkt në epilogun final
Jock Landale me 20 pikë dhe Patty Mills me 19 ishin më të mirët te Australia sot, e te Spanja u veçua Santi Aldama me 27 pikë.
Në Grupin A bashkë me Australinë e Spanjën ndodhen edhe Kanada e Greqia, që do të përballen mes vete gjithashtu sot./GazetaExpres/