Ndërtimi shumëkatësh në Viti mbi një proces të kontestuar pronësor - Gazeta Express
string(66) "ndertimi-shumekatesh-ne-viti-mbi-nje-proces-te-kontestuar-pronesor"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 20:37

Ndërtimi shumëkatësh në Viti mbi një proces të kontestuar pronësor

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 20:37

Një hulumtim i “Betimi për Drejtësi”, zbulon një proces të dyshimtë të ndryshimit të kufijve të disa parcelave, përfshirë edhe pronën publike në Viti.

Bashkimi i pronës publike në rrugën “UÇK” në këtë komunë, me atë private i ka hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi shumëkatësh, që tashmë është realizuar nga Nexhmedin Haliti, vëllai i kryetarit të komunës, Sokol Haliti.

Historia për ndryshim të parcelave, ku tashmë është ndërtuar kompleksi shumëkatësh, filloi me 29 maj 2025. Nexhmedin Haliti, vëllai i kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, parashtroi kërkesë për “ri-rregullimin e kufirit të parcelës”. Kërkesës i paraprinin kontratat e Halitit me 10 pronarët e parcelës për themelimin e bashkëpronësisë dhe bashkëinvestimit.

Kërkesa në Komunë, investitorit Haliti i mundësonte që të bashkoheshin pronat private, e të cilat ndaheshin nga rruga që ishte pronë publike.

Lidhur me rregullimin e kufirit, sipas dokumenteve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, kryetari Sokol Haliti, kishte autorizuar zyrtaren ligjore të Komunës së Vitisë, Albulena Haxhiun që të ndërmerrte veprimet juridike pranë Drejtorisë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi.

Rregullimi i kufirit dhe ndarja e parcelës përfshinte sipërfaqen kadastrale me 5188 metra katrorë nga 10 pronarë juridikë dhe parcelën e Komunës me sipërfaqe 180 metra katrorë.

Ndërkaq, një pjesë e pronës private, kaloi në pronësi të Komunës.

Dhe, më 11 qershor të vitit të kaluar, Drejtoria për Kadastër, mori aktvendim me të cilin aprovoi kërkesën e parashtruar nga pronarët juridikë.

Por, a lejohet që ndërrimi i pronës publike të bëhet pa kaluar në Kuvend Komunal?

Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal në Viti, ka thënë se çdo këmbim i pronës komunale duhet të kalojë përmes Kuvendit Komunal

“Nëse bëhet fjalë për pronat komunale çdo këmbim i pronës komunale duhet të kalojë përmes kuvendit komunal sepse pronat komunale janë pronat e kuvendit që kuvendi ka në përgjegjësi. Në mandatin e kalum kam qenë kryesues kuvendi dhe gjatë mandatit nuk ka pasë për parcelat që po bisedojmë, nuk ka pas ndonjë propozim dhe vendim që jena marrë me këtë çështje. Mirëpo në kuvend nuk ka pasur ngritje të kësaj problematike dhe nuk u diskutu asnjëherë kjo çështje”, ka thënë Azizi.

Kryesuesi Azizi, thekson se nuk ka parë ndonjë vendim të shkruar, porse sipas tij çdo vendim për prona komunale duhet të kalojë në kuvend komunal.

“Unë për këtë pronë nuk kam dokument që me dit çka është. E di që kanë pas shtëpi, kanë jetu njerëzit, kanë bërë tash është duke bërë ndërtim. Mirëpo, unë e di që pronat komunale që janë, që bëhet kumbim ose që bëhet tjetërsim pronës ose që bëhet me një farë forme që bisedohet për pronën komunale, çdo vendim duhet të kalojë përmes kuvendit komunal në bazë të ligjit të Republikës së Kosovës”, u shpreh tutje ai.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Kalimi i dyshimtë i pronës për shumëkatëshin e vëllait të kryetarit në Viti”, i cili transmetohet në Betimi për Drejtësi, T7dhe Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement