Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë: Është thelbësore që kjo të mos ndodhë - Gazeta Express
string(103) "nderhyrja-e-serbise-ne-zgjedhjet-e-kosoves-ambasada-e-gjermanise-eshte-helbesore-qe-kjo-te-mos-ndodhe-1"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 11:43

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë: Është thelbësore që kjo të mos ndodhë

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 11:43

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se është thelbësore që Serbia të mos ndërhyjë në zgjedhjet e jashtëzakonshme paralemntare në Kosovë.

Pas thirrjeve të Beogradit ndaj serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë për Listën Serbe, Ambasada tha se është thelbësore që të mos ketë këso ndërhyrje.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 7 qershor janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar në një mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme. Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit (qytetar)”, tha për RTV21 Payam Ghalehdar, zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Përveç thirrjeve për votim të Listës Serbe së fundmi një numër zyrtarësh serb u shkarkuan nga puna në institucionet ku udhëheq Lista Serbe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement