Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarat për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(88) "ndalohen-per-48-ore-dy-te-dyshuarat-per-rrahjen-e-3-vjecarit-ne-kopshtin-ne-fushe-kosove"

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarat për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin në Fushë Kosovë

Gazeta Express

19/09/2023 16:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuara për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, raporton Express.

Sipas Policisë, të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H. Ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Lexo Edhe:

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; • N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe  • ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase  Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.