Ndahet nga jeta këngëtari i hitit “Ain’t No Sunshine” - Gazeta Express
string(50) "ndahet-nga-jeta-kengetari-i-hitit-aint-no-sunshine"

Ndahet nga jeta këngëtari i hitit “Ain’t No Sunshine”

Gazeta Express

03/04/2020 17:20

Këngëtari i njohur i muzikës soul, krijuesi i hitit ‘Ain’t no sunshine when she’s gone”, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Bill Withers këngëtari me shumë ndikim në muzikën soul, ka vdekur në moshën 81 vjeçare për shkak të komplikimeve në zemër, sipas një lajmërimi nga familja e tij.

Lexo Edhe:

Withers ka shkruar dhe incizuar shumë hite të mëdha të muzikës botërore, duke përfshirë edhe këngët si “Lean On Me” dhe “Just the Two of Us”, para se të pensionohej në mesin e viteve të 80-ta, kur edhe ka zgjedhur të qëndrojë larg syrit të publikut.

Artisti është fitues i trefishtë i çmimeve Grammy. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tyre./Gazeta Express/

Bill Withers – Ain’t No Sunshine