Ndahet Çmimi shtetëror “8 Shtatori” për vitin 2025 për arritjet në sport - Gazeta Express
string(70) "ndahet-cmimi-shteteror-8-shtatori-per-vitin-2025-per-arritjet-ne-sport"

Ballina

Gazeta Express

05/09/2025 11:57

Ndahet Çmimi shtetëror “8 Shtatori” për vitin 2025 për arritjet në sport

Ballina

Gazeta Express

05/09/2025 11:57

Joshko Milenkovski, Hamid Bakija, Zoran Nikollovski, Viktor Tevçev dhe Kiril Manev janë fituesit e sivjetmë të Çmimit shtetëror “8 Shtatori” që u ndahet si mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve sportivë për arritjet në sport në vitin 2025.

Gjatë një vit mund të ndahen maksimum pesë çmime, nga të cilat njëra është për arritje jetësore për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e vendit.

Joshko Milenkovski është fituesi i Çmimit për arritje jetësore për vitin 2025 i shpërblyer për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, si dhe për afirmimin dhe promovimin e vendit në rrafsh ndërkombëtar. Çmime për arritje të rëndësishme në sport morën edhe Hamid Bakija, Zoran Nikollovski, Viktor Tevçev dhe Kiril Manev – sportistë, trajnerë dhe punonjës sportivë që kanë lënë gjurmë të fortë në sportin e vendit.

Ministri i Sportit, Borko Ristovski, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Kuvend, tha se ky çmim është i merituar dhe ka peshë dhe vlerë. Ai i uroi të gjithë fituesit dhe theksoi se ky është një shembull se si duhet të prezantohet sporti, të promovojë vlerat e vërteta dhe të jetë motivim për të tjerët.

Ai ia dorëzoi Çmimin për arritje jetësore prof. sr. Joshko Milenkoskit, rruga profesionale dhe shkencore e të cilit është sinonim i afirmimit të sportit vendor. Ai është një volejbollist i shquar i Maqedonisë, trajner shumëvjeçar i volejbollit, përzgjedhës aktual i ekipit të Maqedonisë së Veriut të volejbollit dhe trajner.

Milenkoski falënderoi për Çmimin dhe tha se këtë vit feston jubileun e 50-të në volejboll, pa asnjë ditë pushim.

“Jeta ime ka qenë dhe mbetet e përkushtuar ndaj volejbollit. Kam investuar shumë përpjekje dhe dashuri”, theksoi Milenkoski.

Çmimet ndahen nga Bordi për Çmimin shtetëror “8 Shtatori” i cili tradicionalisht e organizon këtë ngjarje në prag të 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Maqedonisë.