NBA: Utah Jazz nuk ka të ndalur - Gazeta Express
string(30) "nba-utah-jazz-nuk-ka-te-ndalur"

Basketboll

Gazeta Express

04/04/2021 18:27

NBA: Utah Jazz nuk ka të ndalur

Basketboll

Gazeta Express

04/04/2021 18:27

Utah Jazz ka regjistruar fitoren e 8 radhazi dhe të 38-ën sezonale, pasi mposhti me rezultatin e thellë 137-91 Orlando Magic dhe blindoi pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Sfida në St. Lake City nuk pati aspak histori, pasi vendasit dominuan ndjeshëm në gjysmën e parë dhe arritën të sigurojnë një epërsi prej 38 pikësh, ndërsa Orlando Magic u zgjua vetëm në fraksionin e tretë, por pa arritur të hapë ndeshjen.

Lexo Edhe:

Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes ishte ajo mes San Antonio Spurs dhe Indiana Pacers, teksa vendasit pësuan humbjen e dytë radhazi pas luajtjes së kohës shtesë.

Koha e rregullt e ndeshjes në San Antonio u mbyll me rezultatin e barabartë 126-126, ndërsa në shtesën 5-minutëshe ishin miqtë nga Indiana që bënë diferencën dhe arritën të sigurojnë fitoren me shifrat 133-139.

Vijon të bëjë mirë edhe Portland Trail Blazers, që la menjëherë pas krahëve humbjen ndaj Milwaukee Bucks dhe fitoi me rezultatin e thellë 133-85 ndaj Ocklahoma City Thunder.

Në Konferencën e Lindjes vijon të dominojë Philadelphia 76ers, që triumfoi me shifrat 122-113 në “Wells Fargo Center” përballë Minnesotta Timberwolves.

Sfida nisi më mirë për miqtë, falë edhe një forme mjaft të mirë të Karl-Anthony Towns, i cili u shpall edhe MVP o ndeshjes me 39 pikë të shënuara, 14 topa të rikuperuar dhe 5 asiste.

Megjithatë Philadelphia mori kontrollin e lojës dhe arriti të fitojë thellë fraksionin e dytë dhe të tretë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe duke i lejuar vetes një tolerim në pjesën e fundit.

Në sfidat e tjera, Miami Heat fitoi me rezultatin 115-101 ndaj Cleveland Cavaliers, Washington Wizards u mposht me shifrat 87-109 ndaj Dallas Mavericks dhe New York Knicks triumfoi me shifrat 81-125 në transfertën ndaj Detroit Pistons./SS/