NBA: Phoenix Suns e fitojnë dramën ndaj Cavaliers - Gazeta Express

NBA: Phoenix Suns e fitojnë dramën ndaj Cavaliers

Basketboll

Gazeta Express

05/05/2021 14:01

U zhvilluan shtatë ndeshje në NBA, ku “vallen” në mbrëmjen e radhës e hapi suksesi i Phoenix Suns 134-118 ndaj Cleveland Cavaliers pas kohës shtesë.

Për t’u veçuar në radhët e skuadrës nga Arizona performanca e Devin Booker, autor i 31 pikëve, pa harruar 23 pikët dhe 16 asistet e Chris Paul. Mes basketbollistëve të Cavs spikatën “rookie” Isaac Okoro me 32 pikëve dhe Collin Sexton me 29 pikë.

Pavarësisht mungesave të Miles Bridges, Devonte Graham dhe PJ Washington, Charlotte Hornets morën një sukses shumë të rëndësishëm në perspektivën e playoffit, duke mundur Detroit Pistons, 102-99. Më i miri për Hornets ishte LaMelo Ball me 23 pikë dhe 6 asiste, ndërsa te Pistons magjepsi me 35 pikë Hamidou Diallo.

Milwaukee Bucks mundën përsëri Brooklyn Nets me rezultatin118-124. Skuadra nga Wisconsin triumfoi nën udhëheqjen e Giannis Antetokounmpos, që e mbylli takimin me 36 pikë dhe 12 “rebound”. 32 pikët e Kevin Durant dhe 38 të Kyrie Irving nuk ishin të mjaftueshme për Nets.

Gjithçka e lehtë për Dallas Mavericks, që iu imponuan Miami Heat me një rezultat të qartë 127-113. Luka Doncic shënoi 23 pikë, kontrolloi 12 topa dhe dha 8 asiste, ndërsa Tim Hardaway jr. realizoi 36 pikë, duke qenë i saktë në 10 gjuajtje për tre.

New Orleans Pelicans mundën Golden State Warriors 103-108 dhe mbeten në garë për “play-in” në Perëndim. Lojtarët më të mirë ishin Lonzo Ball me 33 pikë dhe Zion Williamson me 23 pikë, 12 “rebound” dhe 7 asiste.

Sacramento Kings mposhtën Oklahoma City Thunder me rezultatin përfundimtar 103-99, në një ndeshje mes dy skuadrave që nuk kanë asgjë për të arritur në këtë sezon. Performancë e shkëlqyer në grup e kalifornianëve, të cilët kishin shtatë lojtarë të aftë për të shënuar më shumë se 10 pikë.

Në përballjen e fundit të mbrëmjes Los Angeles Clippers mundën Toronto Raptors 100-105. Paul George dhe Marcus Morris ishin më të mirët mbi parket me 22 pikë secili.

Rezultatet:

Phoenix Suns – Cleveland Cavaliers 134-118

Charlotte Hornets – Detroit Pistons 102-99

Brooklyn Nets – Milwaukee Bucks 118-124

Dallas Mavericks – Miami Heat 127-113

Golden State Warriors – New Orleans Pelicans 103-118

Sacramento Kings – Oklahoma City Thunder 103-99

Toronto Raptors – Los Angeles Clippers 100-105