NBA: Nets rigjejnë rrugën e fitores pas rikthimit të Harden - Gazeta Express
string(58) "nba-nets-rigjejne-rrugen-e-fitores-pas-rikthimit-te-harden"

Basketboll

Gazeta Express

13/05/2021 13:32

NBA: Nets rigjejnë rrugën e fitores pas rikthimit të Harden

Basketboll

Gazeta Express

13/05/2021 13:32

Tjetër paraqitje mbresëlënëse e Russell Westbrook, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e radhës të Washington Wizards ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 116-120.

Për ekipin nga Georgia spikati Trae Young me 33 pikë, 8 “rebound” e 9 asiste, i mbështetur nga Clint Capela me 17 pikë dhe 11 “rebound” dhe Bogdan Bogdanovic me 20 pikë.

Lexo Edhe:

Rikthehet mbi parket James Harden me Brooklyn Nets që triumfuan ndaj San Antonio Spurs 116-128. Plot 8 basketbollistë të Nets-ave arritën numër dyshifror pikësh, teksa shënuesi më i mirë rezultoi Landry Shamet më 21 pikë. Harden, u mjaftua me 18 pikë.

Humbje surprizë për Boston Celtics përballë Cleveland Cavaliers 94-102. Suksesi i skuadrës nga Ohio erdhi veçanërisht falë 30 pikëve dhe 14 “rebound” të një Kevin Love të ringjallur, ndërsa Collin Sexton shtoi 28 pikë dhe 8 asiste.

Fitore e lehtë e Dallas Mavericks, që iu imponuan 107-125 New Orleans Pelicans. Luka Doncic  e mbylli takimin si më i miri mbi parket me 33 pikë, 8 “rebound” dhe 8 asiste, ndërsa Tim Hardaway Jr. shtoi 27 pikë.

Në përballjen e madhe të mbrëmjes Portland Trail Blazers triumfuan 105-98 nda Utah Jazz. Vendimtar Damian Lillard me 30 pikë si dhe CJ McCollum me 26 pikë.

Duke iu referuar këtyre rezultateve, Portlandi e Dallasi luftojnë për vendin e pestë në Perëndim, kur kanë mbetur dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt.

Qëndrojnë në garë për këtë pozicion edhe Los Angeles Lakers, të cilët mposhtën me vetëm dy pikë diferencë Houston Rockets 122-124. Spikatën Andre Drummon me 20 pikë dhe 10 “rebound” dhe Talen Horton Tucker me 20 pikë e 10 asiste./SS/

Rezultatet:

Wizards Washington – Atlanta Hawks 116-120

San Antonio Spurs – Brooklyn Nets 116-128

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 94-102

New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks 107-125

Portland Trai Blazers – Utah Jazz 105-98

Houston Rockets – Los Angeles Lakers 122-124