NBA: Lakers pësojnë humbje, fitojnë Nets dhe Jazz - Gazeta Express
string(47) "nba-lakers-pesojne-humbje-fitojne-nets-dhe-jazz"

Basketboll

Gazeta Express

01/04/2021 13:40

NBA: Lakers pësojnë humbje, fitojnë Nets dhe Jazz

Basketboll

Gazeta Express

01/04/2021 13:40

Debutimi i Andre Drummond nuk rezultoi fatësjellës për Los Angeles Lakers të cilët u mposhtën lehtësisht nga Milwaukee Bucks brenda në Staples Center ndërkohë që Drummond u dëmtua pas vetëm disa minutash lojë.

Pa dy yjet e skuadrës LeBron James dhe Anthony Davis të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar Lakers u mposhtën nga Bucks me shifrat 97-112, në një ndeshje që u vendos në periodën e dytë dhe të tretë aty ku skuadra nga Wisconsin tregoi supermacinë e saj. Holiday dhe Antetokounmpo respektivisht me 28 dhe 25 pikë ishin dy basketbollistët që udhëhoqën Bucks drejt suksesit të 30-të në këtë sezon.

Lexo Edhe:

Pavarsisht se u traumatizuan gjatë udhëtimit për Tenesee pasi avioni me të cilin po udhëtonin goditi një tufë zogjsh shtegëtarë dhe dogji një nga motorët duke bërë ulje të detyryeshme, basketbollistët e Utah Jazz shfaqën versionin e tyre më të mirë në sfidën ndaj Memphis Grizzlies duke triumfuar me rezultatin 111-107 në transfertën e FedExForum.

Morant ishte thjeshtë i përkryer për kryesuesit e Konferencës së Perëndimit teksa arriti të realizonte plot 36 pikë. Për Utah kjo ishte fitorja e 7-të radhazi dhe e 36 në 47 takime.

Vijon forma e shkëlqyer edhe për Brooklyn Nets që mori fitoren e 11-të në 13 ndeshjet e fundit pasi kaloi lehtësisht me rezultatin 120-108 Houston Rockets duke marrë edhe kryesimin e Konferencës së Lindjes. Pa afrimin më të ri LaMarcus Aldridge dhe Kevin Durant, diferencën në këtë ndeshje e bëri Kyrie Irving autor i 31 pikëve ndërsa kontribuoi edhe me 6 rebound e 12 asiste.

Ishi i madh i sfidës James Harden u mjaftua me vetëm 17 pikë në këtë ndeshje duke u kursyer ndaj ish-skuadrës së tij. Vazhdon të fitojë edhe Phoenix Suns në Perëndim që mori fitoren e 4-t rresht pasi kaloi me rezultatin 121-116 Chicago Bulls.

Davon Booker me 45 pikë ishte heroi i padiskutueshëm i Phoenix në këtë sfidë me skuadrën nga Arizona që regjistroi fitoren e 33-të sezonale. /SS/