NBA: Fitojnë Utah dhe Spurs, mposhten Celtics dhe Suns - Gazeta Express
string(52) "nba-fitojne-utah-dhe-spurs-mposhten-celtics-dhe-suns"

NBA: Fitojnë Utah dhe Spurs, mposhten Celtics dhe Suns

Basketboll

Gazeta Express

21/10/2021 15:54

Utah Jazz e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri të NBA, duke triumfuar me shifrat 107-86 ndaj Oklahoma City Thunder në Salt Lake City.

Një fitore e thjeshtë për Utah nën shenjën e dyshes Bojan Bodgandovic-Jordan Clarkson të cilët të dy së bashku realizuan 40 pikë. Një duel i fituar që në pjesën e parë me Utah që shkuan në pushim në avantazhin e 12 pikëve dhe më pas arritën të menaxhonin në mënyrë perfekte ndeshjen. Fitore e thjeshtë edhe për San Antonio Spurs.

Lexo Edhe:

Skuadra e Gregg Popovich kaloi me shifrat e thella 123-97 Orlando Magic në AT&T Center në Texas në një ndeshje ku diferencën e bëri loja në grup e San Antonios me plot 7 basketbollistë të Spurs që arritën një kuotë pikësh me dy shifrat, me Vasell që ishte më i miri mbi parket me 19 pikë të realizuara.

Ndeshje spektakolare ajo mes New York Knicks dhe Boston Celtics që përfundoi pas dy kohëve shtesë me fitoren 138-134 të skuadrës nga Molla e Madhe.

46 pikë realizoi 24-vjeçari Jaylen Broën të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e 16-herë kampionëve të NBA, ndërkohë që te skuadra nju-jorkeze spikatën Julius Randle me 35 pikë dhe francezi Evan Fournier me 32 pikë.

Nënkampionët e Nba, Phoenix Suns nuk e nisën mirë sezonin e ri pasi u mposhtën nga Denver Nuggets brenda në Arizona me rezultatin 110-98 në një sfidë që u vendos në periodën e fundit dhe heroi i miqëve ishte padiskutim serbi Nikola Jokic me 27 pikë, 13 rebound dhe 2 asiste./SS/