NBA e legalizon marijuanën, Durant: E pi si gjithë të tjerët! - Gazeta Express
string(58) "nba-e-legalizon-marijuanen-durant-e-pi-si-gjithe-te-tjeret"

Basketboll

Gazeta Express

28/07/2023 9:00

NBA e legalizon marijuanën, Durant: E pi si gjithë të tjerët!

Basketboll

Gazeta Express

28/07/2023 9:00

NBA “legalizon” marijuanën, duke e hequr nga lista e substancave të ndaluara për lojtarët e saj.

Vendimi i marrë që në prill është ratifikuar këtë korrik.

Lexo Edhe:

Nuk do të ketë më kontrolle, gjoba apo pezullime për lojtarët që e përdorin.

Në një ligë me lojtarë si asnjë tjetër në botë, në të cilën kanë pushtet të jashtëzakonshëm në krahasim me kampionatet e tjera nuk surprizon fakti që ka qenë pikërisht një kampion ai që bindi komisionerin Silver të ndërmarrë këtë hap, përcjell Super Sport.

Ai që surprizon është emri i lojtarit, ndoshta nuk do ta besoni por bëhet fjalë për Kevin Durant. Është transformuar papritur në një avokat për çështjen duke thënë edhe fjalën e fundit, si dhe verdiktin në favorin e tij.

Durant nuk bën lojëra fjalësh dhe tregon se e ka patur të lehtë të bindë drejtuesit, pasi kishte shijuar cilësinë e marijuanës si konsumator teksa u shpreh për rrjetin CNBC në Los Angeles.

“Nuk është se isha pionieri i kësaj fushate, edhe pse më pëlqen bima, gjithçka këtu”.