NBA: Doncic shkëlqen në fitoren e Dallasit - Gazeta Express
string(41) "nba-doncic-shkelqen-ne-fitoren-e-dallasit"

Basketboll

Gazeta Express

05/01/2021 12:42

NBA: Doncic shkëlqen në fitoren e Dallasit

Basketboll

Gazeta Express

05/01/2021 12:42

Moment i artë për Golden State Warriors që mori fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit në NBA. Pak nga pak po rikthehet Warriors po rikthehen ajo skuadrave e para dy viteve.

Në San Francisco, Golden State mposhti me shifrat e thella 137-106, Sacramento Kings falë një super Stephen Curry që këtë herë shkëlqeu me 30 pikë 9 rebound dhe 8 asiste.

Lexo Edhe:

Me një Luka Doncic në formë spektakolare, Dallas Mavericks u rikthye te fitorja në NBA duke triumfuar në derbin teksan përballë Houston Rockets brenda në Toyota Center me rezultatin 113-100.

Meritat absolute në këtë sukses të Dallas shkojnë për talentin slloven Doncic i cili koleksionoi një triple-double duke e mbyllur ndeshjen me 33 pikë 16 rebound dhe 11 asiste.

Shumë të lehtë e pati Miami Heat përballë Oklahoma City Thunder ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 118-90. Për skuadrën nga Florida ky ishte suksesi i 3-të në 6 takime ndërkohë që Oklahoma pësoi humbjen e 4-t.

Fitore e merituar për Boston Celtics në transfertën kanadeze ndaj Toronto Raptors me shifrat 126-114.

Më i miri mbi parket për Celtics ishte Jason Tatum me 40 pikë. Buzëqesh edhe Milwaukee Bucks që mposhti me rezultatin 125-115 Detroit Pistons në një ndeshje ku për Bucks spikati i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 43 pikë 9 rebound dhe 4 asiste. Për Milwaukee kjo ishte fitorja e 4-t në 7 takime./SS/