NBA: Doncic ia siguron fitoren Dallasit me një gjuajtje mahnitëse në tingullin e gongut - Gazeta Express
string(86) "nba-doncic-ia-siguron-fitoren-dallasit-me-nje-gjuajtje-mahnitese-ne-tingullin-e-gongut"

Basketboll

Gazeta Express

15/04/2021 13:49

NBA: Doncic ia siguron fitoren Dallasit me një gjuajtje mahnitëse në tingullin e gongut

Basketboll

Gazeta Express

15/04/2021 13:49

U zhvilluan plot 12 ndeshje gjatë mbrëmjes në NBA dhe pa dyshim vëmendja kryesore ishte te përballja mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes. Philadelphia 76ers, e udhëhequr nga Joel Embiid, triumfuan 123-117 ndaj Brooklyn Nets, me kamerunasin që spikati me plot 39 pikë dhe 13 “rebound”.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Philadelphian, e cila tani kryeson Lindjen me një rekord prej 38 fitoresh dhe 17 humbjesh përkundrejt 37 suksesesh dhe 18 disfatash Nets. Diferenca, gjithsesi, mbetet e ngushtë. Në radhët e Nets, në këtë përballje u ndien mungesat e Kevin Durant, James Harden e LaMarcus Aldridge, pavarësisht se Kyrie Irving bëri m ëtë mirën me 37 pikë në total.

Lexo Edhe:

Ishte gjithashtu një mbrëmje magjike për Luka Doncic. Slloveni shënoi koshin vendimtar në sekondën e fundit në fitoren e Dallas Mavericks ndaj Memphis Grizzlies 114-113. Doncic e mbylli ndeshjen me 29 pikë, por trepikëshi i fundit, duke kërcyer me vetëm një këmbë, magjepsi të pasionuarit e basketbollit .

Nuk mund të mungonte me një super performancë Steph Curry. 42 pikë realizoi “ylli” i Golden State Warriors, që kaluan lehtësisht Oklahoma City Thunder me rezultatin 147-109. “Triple-double” i Draymond Green, autor i 12 pikëve, 16 asisteve dhe 10 “rebound”.

Të pandalshëm Los Angeles Clippers, që siguruan suksesin e shtatë radhazi në fushën e Detroit Pistons. Këtë herë ishte Reggie Jackson ai që u dha fitoren kalifornianëve me koshin e realizuar në sekondat e fundit të takimit.

Pa Giannis Antetokounmpon, Khris Middleton, autor i 27 pikëve, udhëhoqi Milwaukee Bucks drejt suksesit kundër Minnesota Timberwolves  me rezultatin 130-105.

Rezultatet:

Minnesota Timberwolves – Milwaukee Bucks 105-130

Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers 90-103

Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets 123-117

Toronto Raptors – San Antonio Spurs 117-112

Chicago Bulls – Orlando Magic 106-115

Detroit Pistons – Los Angeles Clippers 98-100

New Orleans Pelicans – New York Knicks 106-116

Houston Rockets – Indiana Pacers 124-132

Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors 109-147

Memphis Grizzlies – Dallas Mavericks 113-114

Denver Nuggets – Miami Heat 123-106

Sacramento Kings – Washigton Wizards 111-123