NBA: Curry shkëlqen në fitoren e Warriors ndaj Nets - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

17/11/2021 13:12

NBA: Curry shkëlqen në fitoren e Warriors ndaj Nets

Basketboll

Gazeta Express

17/11/2021 13:12

Ishin vetëm 3 sfidat në mbrëmjen e NBA, ku spikat pa diskutim fitorja e Golden State Warriors në udhëtim ndaj Brooklyn Nets.

Skuadra nga San Francisco është rikthyer ajo e ditëve më të mira kur bënte ligjin në basketbollin amerikan pasi regjistroi fitoren e 12-të në 14 takime duke mposhtur lehtësisht në transfertë një prej skuadrave pretendente për titullin në këtë edicion siç është Brooklyn Nets.

Lexo Edhe:

Falë 37 pikëve të Stephen Curry por edhe 7 rebound e 5 asisteve, Golden State triumfoi me rezultatin 117-99 brenda në Barclays Center në New York, teksa diferencën skuadra e Steve Kerr e bëri në periodën e 3-të në të cilën realizoi 17 pikë më shumë se kundërshtari.

Curry shkëlqeu edhe në këtë sfidë në gjuajtjet nga distanca duke realizuar nëntë 3-pikësha. Te Brookyln mbetën në hije James Harden dhe Kevin Durant që realizuan respektivisht 24 dhe 19 pikë. U rikthye te fitorja Utah Jazz që thelloi krizën e Philadelphia 76ers falë suksesit të thellë 120-85, me 76ers që pësuan humbjen e 5-të rresht.

Diferencën për Utah në këtë sfidë e bëri kraoti Bojan Bogdanovic i cili realizoi 27 pikë. Të thjeshtë e pati edhe Los Angeles Clippers ndaj San Antonio Spurs me kalifornianët që në Staples Center morën fitoren e 9-të në këtë sezon pasi triumfuan me rezutlatin 106-92.

Thjeshtë fantastik për Clippers Paul George i cili koleksionoi në total 34 pikë 9 rebound dhe 4 asiste. Te skuadra e Gregg Popovich më i miri mbi parket ishte Murray që iu afrua triple-double me 26 pikë 12 rikuperime poshtë tabelës dhe 9 pasime deçizive./SS/