NBA: Clippers e eliminojnë Dallasin e Doncicit - Gazeta Express

NBA: Clippers e eliminojnë Dallasin e Doncicit

Basketboll

Gazeta Express

07/06/2021 13:50

Los Angeles Clippers në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA. Në sfidën e shtatë të serisë kundër Dallas Mavericks, kalifornianët triumfuan 126-111 e tashmë do të përballën me Denver Nuggets për biletën e finales së madhe të kampionatit me të fortë dhe spektakolar të basketbollit në botë.

Një rezultat përfundimtar 4-3 i serisë që erdhi me gjashtë fitore në fushën kundërshtare, nga tri për secilën skuadër, dhe vetëm një sukses si pritës, pikërisht në këtë takim të fundit të zhvilluar në “Staples Center”, në prani të rreth 7300 spektatorëve.

Pjesa e parë ishte vërtet e çmendur, me sulmet që dominojnë mbrojtjet respektive. Në pushimin mes pjesëve tabela elektronike tregonte rezultatin 70-62 në favor të Clippers, pavarësisht formës së jashtëzakonshme të një Luka Doncic që kishte shënuar 29 pikë.

Në periodën e tretë ndodhi shkëputja vendimtare e Clippers falë trepikëshave të Morris e Kennard. Mavericks arrijnë ta ngushtojnë deri -7 pikë diferencën dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por vetëm kaq, pasi koshat e Jackson dhe Morris vranë përfundimisht shpresat e ekipit teksan për të një përmbysje “in extremis”.

Kawhi Leonard, lider i skuadrës kaliforniane, për pak realizon “triple-double”: 28 pikë, 10 “rebound” dhe 9 asiste. Dallasit nuk i mjaftuan 46 pikët dhe 14 “rebound” të Luka Doncicit.

Në NBA u zhvillua gjithashtu takimi i parë i serisë gjysmëfinale të Lindjes mes Philadelphia 76ers dhe Atlanta Hawks, i fituar nga miqtë me rezultatin 128-124, me faktorin fushë që edhe në këtë rast nuk pati asnjë ndikim.

Në fakt, Hawks dominuan në tri periodat e para, por për pak u përmbysën nga Atlanta në 12-minutëshin e fundit, kur rezultati u ngushta deri 126-124 një minutë para përfundimit të kohë së rregullt, por një trepikësh i Bogdan Bogdanovicit shpëtoi Atlantan një një disfatë që do të ishte e papranueshme.

E mbyll sfidën me “double-double”, 35 pikë dhe 10 asiste, Trae Young, pa harruar edhe 21 pikët vendimtare të Bogdan Bogdanovicit dhe John Collins. Nuk u mjaftojnë 76ers 39 pikët e Joel Embiid, 20 të Tobias Harris apo 17 të Ben Simmons.