NBA: Clippers dhe Hawks barazojnë në 2-2 seritë ndaj Utah dhe 76ers - Gazeta Express
string(66) "nba-clippers-dhe-hawks-barazojne-ne-2-2-serite-ndaj-utah-dhe-76ers"

NBA: Clippers dhe Hawks barazojnë në 2-2 seritë ndaj Utah dhe 76ers

Basketboll

Gazeta Express

15/06/2021 15:20

Los Angeles Clippers fiton edhe ndeshjen e 4-t ndaj Utah Jazz dhe barazon në 2-2 serinë e gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit mes tyre.

Në Staples Center skuadra kaliforniane e mbështetur fort edhe nga publiku vendas kishte një marsh më shumë se ekipi më i mirë i sezonit të rregullt në NBA duke triumfuar me rezultatin e thellë 118-104. Donovan Mitchell koleksionoi në total 37 pikë 5 rebound dhe 5 asiste, por paraqitja e shkëlqyer e yllit të Utah nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën nga Salt Lake City.

Lexo Edhe:

Te Clippers spikatën si gjithmonë dy liderët e skuadrës kaliforniane Paul Geroge dhe Kawhi Leonard që realizuan nga 31 pikë secili ndërsa kontribuan edhe 16 rebound e 7 asiste të dy sëbashku.

Tashmë përballja mes tyre do të zhvendoset në Salt Lake City me ndeshjen e 5-të të serisë që do të luhet në parketin e Utah. Barazoi në 2-2 serinë ndaj Philadelphia 76ers edhe Atlanta Hawks që mposhti me rezultatin e ngushtë 103-100 në përballjen e 4-t, skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes.

Trae Young ishte ai që udhëhoqi skuadrën nga Georgia falë 25 pikëve, 4 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 18 pasimeve deçizive, ndërkohë që edhe serbi Bogdanovic spikati me 22 pikë. Edhe pse e pa veten në disavantazhin e 13 pikëve në fund të periodës së parë Atlanta arriti të përmbyste shifrat duke marrë një fitore shumë të rëndësishme.