NBA: Bucks vetëm një fitore larg titullit në NBA - Gazeta Express
string(47) "nba-bucks-vetem-nje-fitore-larg-titullit-ne-nba"

Basketboll

Gazeta Express

18/07/2021 16:23

NBA: Bucks vetëm një fitore larg titullit në NBA

Basketboll

Gazeta Express

18/07/2021 16:23

Milwaukee Bucks vetëm një fitore larg historisë. Pas 50 vitesh Giannis Antetkounmpo me shokë mund të rikthejnë titullin kampion të NBA në Wisconsin.

Milwaukee Bucks bëri përmbysjen e madhe në serinë e finaleve të NBA ndaj Phoenix Suns duke fituar ndeshjen e tretë radhazi këtë herë brenda në Arizona për të marrë kryesimin 3-2 me ndeshje.

Lexo Edhe:

Një sukses me shifrat e ngushta 123-119 për Bucks që e nisën si mos më keq ndeshjen por arritën të përmbysnin shifrat në periodat 2 dhe 3 duke menaxhuar më pas avantazhin.

Davon Booker realizoi 40 pikë për Phoenix Suns duke rezultuar pikëshënuesi më i mirë i sfidës, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e skuadrës së trajnerit Monty Williams.

Në krahun tjetër u shfaq në superformë treshja Giannis Antetokounmo, Khris Middelton-Jrue Holiday. Greku i cili me një zhytje fantastike realizoi edhe koshin që vendosi fatet e takimit pak sekonda para fundit, spikati me 32 pikë 9 rebound e 6 asiste, ndërkohë Middelton shtoi 29 dhe Holiday 27 të tjera në këtë fitore të madhe të skuadrës së Mike Budenholzer.

Ndeshja nisi me Phoenix në superformë pasi ekipi vendas e mbylli periodën e parë me një rezultat të pjesshëm 37-21 në favor, diferencë që dukej se do të ruhej deri në fund, por perioda e dytë ishte vërtetë katastrofike për Suns të cilët lëshuan shumë terren me Milëaukee që realizoi 19 pikë më shumë vetëm në këtë 12-minutësh, duke shkuar në pushim në avantazhin e tre pikëve.

Edhe peridoda e tretë foli për Bucks të cilët e thelluan epërsinë në +10 në fund të këtij 12 minutësh. Në periodën e 4-t dhe atë të fundit Phoenix u përpoq të rikthehej në ndeshje por vetëm sa ngushtoi diferencën deri në -1 pikë sepse festa në fund ishte e gjitha për miqtë që ndeshjen e 6-të do ta luajnë në Wisconsin dhe do të kenë mundësinë që në rast triumfi të ngrijnë lart trofeun e kampiones së NBA./SS/