NBA: Brooklyn Nets e sigurojnë vendin e parë në Konferencën e Lindjes - Gazeta Express
string(68) "nba-brooklyn-nets-e-sigurojne-vendin-e-pare-ne-konferencen-e-lindjes"

NBA: Brooklyn Nets e sigurojnë vendin e parë në Konferencën e Lindjes

Basketboll

Gazeta Express

28/04/2021 12:57

Brooklyn Nets blindon vendin e parë në Konferencën e Lindjes me një tjetër fitore e 4-ta radhazi për skuadrën nju-jorkeze.

Formacioni i drejtuar nga Steve Nesh triumfoi në Amalie Arena ndaj Toronto Raptors me rezultatin 116-103 në një sfidë ku diferencën Brooklyn e bëri në periodën e fundit, 12 minutësh në të cilin Nets shënuan 16 pikë më shumë.

Lexo Edhe:

Jeff Green me 22 pikë e 8 rebound ishte më i miri mbi parket për Brooklyn ndërsa ndihmuan në këtë fitore edhe Kevin Durant e Blake Griffin me nga 17 pikë secili.

Për Toronton spikati Kyle Lowry me 24 pikë por pa mundur të evitojë humbjen. U rikthye menjëherë te suksesi Milwaukee Bucks që triumfoi në transfertën ndaj Charlotte Hornets me rezultatin 114-104 ndeshje në të cilën spikati i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 29 pikë 12 rebound dhe 8 asiste.

Me 38 fitore dhe 23 humbje në 61 ndeshje Milwaukee aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të në Lindje dhe me shumë gjasa do ta mbyllë sezonin e rregullt në këtë pozicion. Në krizë rezultatesh Boston Celtics që pësoi disfatën e 4-t në 5 ndeshjet e fundit pasi u mposht në TD Garden nga Oklahoma City Thunder me shifrat e ngushta 115-119.

Jaylen Brown shkëlqeu në këtë sfidë duke realizuar plot 39 pikë por që gjithsesi nuk i mjaftuan 16-herë kampionëve të NBA për të evituar humbjen e radhës. Falë një super Luka Doncic Dallas Mavericks mposhti lehtësisht brenda në San Francisco me rezultatin 133-103, Golden State Warriors. 

Për të udhëhequr Dallasin drejt fitores së 4-t në 5 ndeshjet e fundit, basketbollisti slloven koleksionoi 39 pikë 6 rebound dhe 8 asiste, ndërkohë që te Golden State spikati Stephen Curry me 27 pikë./SS/