NASA lanson më 2024 teleskopin SphereX për hulumtime të Big Bangut - Gazeta Express
string(66) "nasa-lanson-me-2024-teleskopin-spherex-per-hulumtime-te-big-bangut"

Mistere

Gazeta Express

07/01/2021 23:19

NASA lanson më 2024 teleskopin SphereX për hulumtime të Big Bangut

Mistere

Gazeta Express

07/01/2021 23:19

Teleskopi i NASA’s, SphereX pritet të lansohet në qershorin e vitit 2024 dhe në prill të vitit 2025. Gjatë misionit dy vjeçar, SphereX do të krijojë një hartë të re të hapësirës qiellore katër herë. Misioni ka për qëllim gjetjen e provave për atë çfarë ka ndodhur menjëherë pas big bangut

Ai do të përdoret për të hulumtur edhe për ujë, akull dhe molekula të ngrira organike rreth yjeve të formuar në Rrugën e Qumështit.

Lexo Edhe:

Kjo është njëra prej pyetjeve fundamentale – saktësisht se si ka filluar universi?

Tani, NASA ka shpalosur planet ambicioze për të lansuar teleskopin e ri në hapësirë që do të ndihmojë për të zbardhur këtë mister.

Teleskopi hapësirë do të lansohet diku në mesin e qershorit të vitit 2024 dhe prillit të 2025 dhe do të kërkojë gjurmë të Big Bang si dhe jetës jashtë planetit tonë.

NASA e ka aprovuar dizajnin preliminar dhe planifikon që teleskopi i hapësirës, i quajtur Spektro-Fotometër për Historinë e Universit, Epokës së Rionizimi dhe Gjurmuesit të Akullit (SPHEREx), i cili do ta këtë masën e njëjtë sa një makinë subkompakte.

Ai është i pajisur me instrumente speciale për të detektuar dritën infra të kuqe që është e padukshme për syrin njerëzor. Këto të dhënë mund të zbulojnë se nga cilët objekte janë krijuar, si dhe distancën e tyre nga Toka.

Gjatë misionit të saj dy vjeçar, SphereX do të bëj një hartë të tërë qiellore për katër herë, duke krijuar një databazë të jashtëzakonshme të yjeve, galaksive, yjësive dhe objekteve tjera qiellore.

Teleskopi i hapësirës do të jetë i pari i NASA’së për të ndërtuar një hartë të plotë te spektroskopisë në qiell me rreze infra të kuqe dhe do të regjistrojë rreth 102 ngjyra nga afër të rrezeve infra të kuqe.

“Kjo i bie sikurse të nisesh nga ngjyrat bardh e zi në ngjyra të tjera; është si të shkosh nga Kanzasi në Oz”, tha Allen Farrington, menaxher i projektit në SphereX në Laboratorin për Anije Kozmike te NASA’së në Kaliforni.

Misioni i SphereX ka tri qëllime kryesor.

E para është kërkimi për prova se çfarë ka ndodhur miliarda vite më parë pas shpërthimit të dytë të Big Bang.

Gjatë kësaj kohe, shkencëtarët besojnë që universi është zgjeruar shumë shpejt në një provës që quhet inflacion, e cila gjë mund të këtë ndikuar në shpërndarjen e materies në kozmos.

Qëllimi i dytë është që të studiohet historia e formimit të galaksisë, duke filluar nga yjet e parë që u ndizën pas Big Bangut deri te galaktikat e sotme.

SphereX do ta bëj këtë duke studiuar shkëlqimin e grimcave të dobëta në tërë galaksitë e universit, duke ja mundësuar shkencëtarëve për të deshifruar se cila galaksi ka krijuar yjet e para.

Misioni i fundit ka për qëllim që të kërkohet ujë, akull dhe organizma molekular të ngrirë rreth yjeve të ri të formuar në galaksinë tonë, të cilët mund të jetë çelës për të gjetur një planet për të jetuar jashtë planetit tonë. /GazetaExpress/